VIDEO/ Dy gola në një pjesë loje, sulmuesi i larguar nga Superiorja nuk di të ndalet në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2025 | 17:28

VIDEO/ Dy gola në një pjesë loje, sulmuesi i larguar nga Superiorja nuk di të ndalet në Kupë

Piter Itodo Mandelës i është dashur pak kohë që të kthehet vendimtar në radhët e klubit të Metalist 1925 në Ukrainë. Sulmuesi i cili u largua nga Dinamo në verë për t’u transferuar te klubi ukrainas, po bën mjaft mirë atje dhe po shënon me rregullsi.

bandicam 2025-10-30 17-10-27-163

Sot, ai ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës në ndeshjen e Kupës së Ukrainës përballë Ahrobiznes Voloçisk, në ndeshjen që siguronte një biletë për në çerekfinalet e turneut.

Që në minutën e 5-të, ai la shenjën e tij në këtë ndeshje, me një gol ku u desh të tentonte dy herë portën, pasi u ndal fillimisht në vijën fatale.

SHIH VIDEON

Në fundin e pjesës së parë, ai ia doli të çonte shifrat në rezultatin e përkohshëm 3-0, me një goditje spektakolare në zonë, që nuk i la kohë portierit të reagonte.

SHIH VIDEON

Dygolëshi i mjaftoi trajnerit të Metalist 1925, i cili e zëvendësoi sulmuesin në pushimin e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL