Postuar: Shkurt 22, 2026 | 23:50
VIDEO/ Dy gola dhe kartonë të kuq, triumfojnë ekipet vendase. Një sfidë mbyllet pa rrjeta të tundura në Kategorinë e Parë
Kanë përfunduar 3 sfidat e Kategorisë së Parë.
Iliria mposhti Besën falë golit të Mavangës me penallti në minutën e 85’.Kavajasit ngelën me 10 lojtarë pasi Hasani doli nga fusha me karton të kuq.
Po ashtu edhe Kastrioti mundi Apoloninë me rezultatin minimal 1-0. Goli i vetëm I sfidës erdhi nga Kapllani në të 68-ën ndërsa në kohën shtesë fierakët mbetën me 10 lojtarë. Xhixho u ndëshkua me karton të kuq,
Sfida tjetër Burreli-Korabi nuk prodhoi gola.
REZULTATET
KASTRIOTI-APOLONIA 1-0
68′ Kapllani
GOLI I KAPLLANIT (VIDEO)
BURRELI-KORABI 0-0
ILIRIA-BESA 1-0
85′ Mavanga (P)
Goli i Mavangës: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













