VIDEO/ Dy futbollistë të Kombëtares U-17 fitojnë kampionatin kundër Milanit U-17, njëri prej tyre ishte kapiteni i skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2025 | 9:52

VIDEO/ Dy futbollistë të Kombëtares U-17 fitojnë kampionatin kundër Milanit U-17, njëri prej tyre ishte kapiteni i skuadrës

Torino U-17 mposhti dje Milanin U-17 në finale, për të fituar titullin kampion në Itali. Koha e rregullt përfundoi pa gola, ndërsa në penallti triumfoi Torino 3 me 5.

Screenshot 2025-06-21 095124

Dy futbollistë të Kombëtares U-17, Lukas Çekrezi dhe Rikardo Sheji, luajtën nga minuta e parë për Torinon. Çekrezi ishte edhe kapiteni, që udhëhoqi skuadrën drejt suksesit. Në minutën e 84-t duhet të largohej nga fusha për shkak dëmtimi.

Milani luajti me 10 lojtarë nga minuta e 63-të, pas daljes së një lojtari me karton të kuq. Çekrezi dhe Sheji festuan me flamurin shqiptar në fund.

PANORAMASPORT.AL