VIDEO/ Disfatë me 3 gola që i rrezikon kreun, shtangen kampionët e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2026 | 23:28

VIDEO/ Disfatë me 3 gola që i rrezikon kreun, shtangen kampionët e PSG-së

Pa trajner në stol, Stad Ren i dha fund serisë prej katër humbjesh radhazi në të gjitha kompeticionet teksa surprizoi me një fitore 3-1 në shtëpi ndaj kryesuesve të PSG-së.

ren

Pas kësaj disfate, lampionët në fuqi mbeten vetëm dy pikë përpara Lens, pas ndërprerjes së serisë prej shtatë fitoresh radhazi në kampionat. Në rast triumfi të Lens në duelin e ditës së nesërme ndaj Paris FC, atëherë skuadra e Luis Enrikes, do të humbiste kryesimin.

Për PSG-në ky ishte një tjetër hap fals, pasi tashmë kanë vetëm katër fitore në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Në 22 javë, parisienët kanë regjistruar 16 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje.

Tamari, Lepaul dhe Embolo ishin autorët e golave për vendasit e Ren, ndërkohë që golin e vetëm për PSG-në e realizoi Dembele.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL