VIDEO/ Dështim i madh i Kombëtares U-17, eliminim i hidhur në grupin për kualifikueset e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2025 | 13:25

VIDEO/ Dështim i madh i Kombëtares U-17, eliminim i hidhur në grupin për kualifikueset e Europianit

Shqipëria U17 i ka mbyllur me zhgënjim kualifikueset e Europianit U-17 në Grupin 8. Kuqezinjtë e kësaj grupmoshe u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Kazakistani në Kroaci. 

WhatsApp Image 2025-11-17 at 11.31.29Goli i Muslikës në frymën e fundit nuk mund të ndryshonte llogarinë e sfidës. Pas 58 minutave lojë, kazakët patën avantazhin e dy golave në Kroaci. Shqipëria duhet të luante me 1 lojtar më pak nga minuta e 75-të, pasi Elson Himallari u largua me karton të kuq.

Rikujtojmë që në ndeshjen e parë u regjistrua barazim me Holandën kryesuese dhe në ndeshjen e dytë erdhi humbja nga Kroacia. Shqipëria me vetëm 1 pikë mban vendin e fundit, ndërsa tashmë fokusi kalon në raundin e dytë, Liga B.

REZYLTATI PËRFUNDIMTAR

KAZAKISTAN U17 2-1 SHQIPËRI U17

22′ Çernomorets, 58′ Zhilkaidar – 90+5′ Muslika

GOLI I Zhilkaidar (VIDEO)

GOLI I ÇERNOMORETS (VIDEO)

GOLI I MUSLIKËS: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

11

RENDITJA E GRUPIT 8

WhatsApp Image 2025-11-17 at 13.39.32

PANORAMASPORT.AL