VIDEO/ Aksion fantastik dhe drithërima në portën e Portugalisë, si Gabriel Kulla flirtoi me supergolin te Shqipëria U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 21:05

VIDEO/ Aksion fantastik dhe drithërima në portën e Portugalisë, si Gabriel Kulla flirtoi me supergolin te Shqipëria U-17

Kombëtarja U-17 e nisi me humbje, rrugëtimin në Europianin që po mbahet në Shqipëri. Ishte Portugalia që fitoi 0 me 4 në “Arena Kombëtare”.

bandicam 2025-05-19 20-54-28-665

Shqipëria nuk bëri shumë për të shkuar te goli, por një aksion fantastik u regjistrua në minutën e 75-të. Pas disa kombinimeve, Gabriel Kulla iu afrua golit.

Portieri portugez ishte i dorëzuar, ndërsa fati nuk ishte me sulmuesi shqiptar pasi topi përfundoi mbi shtyllë. Kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshjet e tjera të grupit në Elbasan.

Fillimisht ndaj Gjermanisë, më 22 maj dhe më pas ndaj Francës, më 25 maj. Kombëtarja merr pjesë për herë të parë në Europian me ekipin U-17, falë organizimit në Shqipëri.

Rasti i Gabriel Kullës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL