Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Periudha e Silvinjos! Risi dhe braktisje, lista me lojtarët e Kombëtares në thuajse 3 vite
Silvinjo u ul në stolin e Kombëtares shqiptare sapo kishte hyrë viti 2023. Dje për të ishte ndeshja e 30-të ku si rrallë ndonjë trajner tjetër i Shqipërisë, ka bilanc pozitiv. Kështu kuqezinjtë në drejtimin e tij regjistrojnë 14 fitore, 9 humbje dhe 7 barazime me golavarazhin e 38 golave të shënuar dhe 25 të pësuar. Nisur nga debutimet e djeshme të Klisman Cakes dhe Nazmi Gripshit, “Panorama Sport” ka vëzhguar listën e lojtarëve që janë aktivizuar nga Silvinjo në thuajse tre vite.

Bëhet fjalë për 46 futbollistë, që numërojnë paraqitje me ekipin e parë nëse merren parasysh sfidat zyrtare bashkë me miqësoret. Dy prej kuqezinjve shfaqen edhe si të preferuar, pasi asnjë tjetër nuk ka 29 paraqitje sa Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani. Ky i fundit është edhe më uniku me 2486 minutat që ka në këmbët e tij. Bashkë me Mario Mitajn, i cili numëron 2283 minuta, janë të vetmit lojtarë me mbi 2000 minuta nën urdhrat e Silvinjos.
Lista është e gjatë dhe debutimet kanë qenë disa me Silvinjon në krye. Ndër më të qëlluarit deri tani rezulton Jasir Asani, që ishte surprizë dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt Europianit 2024. Një tjetër element që erdhi si risi e kualifikueseve të Botërorit dhe ka fituar vendin e titullarit është Juljan Shehu.
Lojtari që ka kontribuar me më tepër gola dhe asist të bashkuar është pikërisht Asani. Me 6 gola dhe 5 asistime në 25 paraqitjet e tij ndiqet nga Bajrami. Ky i fundit është futbollisti që ka shënuar më tepër gola në këtë periudhë prej tre vitesh, 7 të tillë.
Disa lojtarë kanë qenë në dispozicion të Silvinjos në stol, por asnjëherë nuk u është dhënë mundësia për minuta. Bëhet fjalë për Jon Mersinajn, Adrian Bajramin, Andi Hadrojn, Lindon Selahin, Alen Sherrin, Odise Roshin, Ermir Lenjanin dhe Feta Fetain. Bajrami vendosi edhe të largohet nga Shqipëria, për të përfaqëuar Zvicrën ku debutoi që me ftesën e parë këtë muaj. Në vëzhgimin e kryer nuk janë përfshirë lojtari si Agim Zeka, që pavarësisht ftesës nga Silvinjo kanë provuar vetëm tribunën.
LOJTARËT E AKTIVIZUAR
- Kristjan Asllani, 29 paraqitje
- Nedim Bajrami, 29 paraqitje
- Mario Mitaj, 26 paraqitje
- Jasir Asani, 25 paraqitje
- Ylber Ramadani, 23 paraqitje
- Thomas Strakosha, 22 paraqitje
- Qazim Laçi, 22 paraqitje
- Elseid Hysaj, 20 paraqitje
- Berat Gjimshiti, 19 paraqitje
- Arbër Hoxha, 19 paraqitje
- Taulant Seferi, 16 paraqitje
- Arlind Ajeti, 15 paraqitje
- Ardian Ismajli, 15 paraqitje
- Myrto Uzuni, 15 paraqitje
- Mirlind Daku, 15 paraqitje
- Ivan Balliu, 14 paraqitje
- Armando Broja, 14 paraqitje
- Ernest Muçi, 14 paraqitje
- Rei Manaj, 13 paraqitje
- Sokol Cikalleshi, 9 paraqitje
- Marash Kumbulla, 9 paraqitje
- Enea Mihaj, 8 paraqitje
- Klaus Gjasula, 8 paraqitje
- Etrit Berisha, 6 paraqitje
- Juljan Shehu, 6 paraqitje
- Keidi Bare, 6 paraqitje
- Naser Aliji, 5 paraqitje
- Arbnor Muja, 5 paraqitje
- Indrit Tuci, 4 paraqitje
- Adrion Pajaziti, 4 paraqitje
- Medon Berisha, 4 paraqitje
- Arbnor Muçolli, 3 paraqitje
- Anis Mehmeti, 3 paraqitje
- Mario Dajsinani, 2 paraqitje
- Maldini Kacurri, 1 paraqitje
- Enis Çokaj, 1 paraqitje
- Simon Simoni, 1 paraqitje
- Kristian Shpendi, 1 paraqitje
- Amir Abrashi, 1 paraqitje
- Sebastjan Spahiu, 1 paraqitje
- Klisman Cake, 1 paraqitje
- Marvin Çuni, 1 paraqitje
- Nazmi Gripshi, 1 paraqitje
- Elhan Kastrati, 1 paraqitje
- Armando Sadiku, 1 paraqitje
- Frederik Veseli, 1 paraqitje
Lojtarë në stol, por pa minuta: Jon Mersinaj, Adrian Bajrami, Andi Hadroj, Lindon Selahi, Alen Sherri, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Feta Fetai.
Lojtarët që kanë luajtur, por më pak se 90 minuta: Sadiku, Abrashi, Kastrati, Spahiu, Çokaj, Simoni, Çuni, Shpendi, Cake, Gripshi, Veseli, Mehmeti dhe Muçolli.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













