Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani në krye, askush si “Demat” në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2025 | 22:54

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani në krye, askush si “Demat” në Superiore

Partizani i sezonit 2025/ 26 është në prag të 80 vjetorit dhe nuk e ka nisur aspak mirë. Pas eliminimit të papritur nga Europa, tashmë në kampionat mban vendin e tetë në përfundim të fazës së parë.

dsg

Lëvizja e trajnerëve tregon shumë për situatën e vështirë që të kuqtë po kalojnë. Gjithçka nisi me Skënder Gegën, ndërsa pasoi me Mladen Milinkoviç dhe tashmë ekipin e ka në dorë Oltijon Kërnaja. Lëvizjet, dëmtimet dhe gjendja e lojtarëve para çdo ndeshje, kanë bërë që Partizani të regjistrojë një shifër rekord në katër muaj. Bëhet fjalë për 30 futbollistë të aktivizuar tek ekipi i parë nga muaji korrik.

Elson Himallari dhe Dion Vata, 16 vjeç, janë futbollistët më të rinj të aktivizuar. Me moshën më të madhe qëndron Alban Hoxha, i cili si veteran u aktivizua 37 vjeç. Numri i lartë i futbollistëve të aktivizuar në kaq pak kohë nuk ka pasur ndikim pozitiv, dhe po ashtu shikohet si statistikë negative. Ndër vite, skuadrat që kanë aktivizuar më tepër lojtarë në kampionat kanë luftuar vetëm për mbijetesë. Partizani aktual është në këtë situatë.

KAMPIONATI– Partizani ka 27 lojtarë të aktivizuar në nëntë javë të Superiores. Klubet e tjera ndjekin të kuqtë, që kanë ndërruar formacionin çdo javë. Partizani u rikthye në Superiore në vitin 2013. Për të është edicioni i 13-të radhazi, ndërsa gjatë kësaj kohe ka shoqëruar vetëm Teuta. Pjesa tjetër kanë provuar rënien nga kategoria.

SHTATË- Partizani ka shtatë futbollistë, që regjistrojnë nga 600 deri në më tepër se 800 minuta për këtë edicion(kampionat+Europë). Në krye të listës ndodhet Marçelino Preka, i vetmi me më shumë se 800 minuta në këmbë. Më pas ndjek Adnard Mehmeti me më shumë se 700 minuta. Pesë futbollistët e tjerë janë Vusal Isgandarli, Redon Ismaili, Pano Qirko, David Atanaskoski dhe Xhuliano Skuka.

PA MINUTA- Skandër Tahri, Kazim Ogunleje, Oresti Rifa dhe Denis Sulo kanë provuar të jenë në stol, por nuk kanë fituar minuta. Pjesa tjetër që akoma nuk ka pasur mundësinë tek ekipi i parë është Babukar Jata, Mohanad Mando dhe Amos Nondi. Ky i fundit pësoi dëmtim të rëndë sapo u transferua. Mando dhe Jata janë aktivizuar me ekipin B, ndërsa duket çështje kohe që Jata të ketë sërish mundësinë e tij me ekipin e parë.

RISIA- Kërnaja kishte një risi në stol në derbin ndaj Dinamos. Bëhet fjalë për Rabjon Gogën, që është pjesë e Partizanit B. Sulmuesi 22- vjeçari mori vendin e Doumbias në minutën e 84-t duke patur debutimin e tij. Kështu është ai lojtari numër 30-të që u përdor për këtë sezon.2121

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL