Vazhdon lufta për Superioren, sot dy sfidat e pretendentëve për ngjitjen në elitë me formulën e veçantë
Sezoni i rregullt në Kategorinë e Parë i lë sot vendin fazës play-off për ngjitjen në elitë të skuadrave që shpresojnë ende të sigurojnë një biletë për Superioren. Dy ndeshjet në orën 16 shohin në fushë katër skuadrat të cilat ia dolën të renditen në vendet 3-6 gjatë sezonit të rregullt.

Pogradeci i vendit të tretë, pasi ka lënë pas zhgënjimin e sezonit të rregullt kur nuk ia doli të siguronte ngjitjen direkt, është padyshim favoriti për të siguruar finalen me ekipin e vendit të 8 në Superiore. Megjithatë, përballë ka Kastriotin i cili ka eksperiencë edhe në elitë ndaj nuk do të jetë aq e thjeshtë për të kaluar këtë fazë.
Paralelisht luhet një sfidë më rivalizuese mes Ilirisë dhe Besës, ku është e vështirë që të përcaktohet një favorit mes ekipit të Fushë Krujës dhe atij të Kavajës.
Formula e veçantë e kësaj faze bën që ekipet vendase të jenë favorizuara nga renditja dhe të kalojnë në turin tjetër edhe nga një barazim.
NDESHJET
POGRADECI-KASTRIOTI 16:00
ILIRIA – BESA 16:00
PANORAMASPORT.AL













