U transferua nga Egnatia te Teuta, Votlai: Ju tregoj ndryshimet mes dy klubeve, këtu po shfrytëzoj shansin tim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2025 | 19:35

U transferua nga Egnatia te Teuta, Votlai: Ju tregoj ndryshimet mes dy klubeve, këtu po shfrytëzoj shansin tim

Daniel Votlai ka filluar që pak nga pak të kthehet në një protagonist për skuadrën e Teutës, ku u transferua gjatë verës nga radhët e Egnatias. Sot një goditje e tij e devijuar nga Abazaj, i dha suksesin skuadrës durrsake përballë Bylisit.

bandicam 2025-10-05 19-26-04-325

“Është një privilegj të luaj për një ekip si Teuta, kemi punuar shumë me të gjithë në skuadër, trajnerin dhe ekipin. Jam shumë i lumtur për tre pikët.

Përshtatja ka shkuar shumë mirë, sepse që nga momenti kur erdha kisha shumë biseda me trajnerin. Ai më flet shumë dhe më tregon si do që të luaj, ndaj gjithçka është shumë e lehtë për mua se kam shumë informacion si duhet të luaj. Jam shumë i lumtur që jam këtu, sepse luaj si dua unë dhe kam mbështetjen nga të gjithë.

Ndryshimi i vetëm është se në një ekip si Egnatia, ke lojtarë që kanë qenë te ekipi prej 4-5 vitesh dhe kishin shumë eksperiencë. Dhe për dikë që sapo vjen në ekip është e vështirë të marrë minuta se trajneri ka lojtarë që u beson dhe duhet të kesh durim. Por këtu te Teuta është një ekip që po ndërtohet se janë shumë lojtarë që kanë ardhur. Secili mund të ketë shansin dhe kohën e lojës për të treguar veten, unë pata mundësinë time dhe po e përdor aktualisht”, tha Votlai për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL