Trajneri i Shqipërisë U17 pas debutimit në Europian: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, lojtarët duhet ta kuptojnë që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2025 | 20:30

Trajneri i Shqipërisë U17 pas debutimit në Europian: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, lojtarët duhet ta kuptojnë që…

Trajneri i Shqipërisë U17, Andrea Tedesko, ka komentuar humbjen 4-0 ndaj Portugalisë në debutimin në Europianin e kësaj grupmoshe që po zhvillohet në vendin tonë si një paraqitje jo në pritshmërinë që kishte për ekipin.

bandicam 2025-05-19 20-09-16-455

“Sinqerisht, kjo nuk është ndeshja jonë më e mirë nga pikëpamja e dueleve se nuk fituam shumë dhe humbëm shumë topin e dytë. Por deri në minutën e 65-70 ishim në lojë, isha i bindur se lojtarët do të jepnin një paraqitje të mirë deri në fund.

U kërkova lojtarëve të bënin në mënyrë të jashtëzakonshme gjëra të vogla dhe të thjeshta. Nëse do të ishim në gjendje të bënim këtë, do të ishim në gjendje të përballeshim me këtë lloj ndeshje. Por nëse fillojmë e humbim përqendrimin dhe duelet në fushë, do të jetë e vështirë. E rëndësishme është që lojtarët të ndryshojnë nga ky këndvështrim pasi ndeshjet ndërkombëtare janë kështu, si sot, me kundërshtarë të tillë.

E vërteta ishte se u munduam të luanim me topin në tokë, por varej nga ne dhe kundërshtarët gjithashtu. Në disa raste kishim qarkullimin e mirë, me raste jo, me shumë mundësi në shumë raste luajtëm top të gjatë. Por janë momente të ndryshme të ndeshjes. Por këto gjëra nuk ishin të vlefshme për ekipin. Edhe kur luanim në tokë gabonim kontrollin dhe pasimin, këto gjëra ndodhin. E rëndësishme është se si reagojmë ndaj gabimeve. Kjo është diçka e re, diçka shumë e madhe për lojtarët tanë. Ne duhet t’i mbështetim, nuk duhet të marrim në konsideratë vetëm rezultatin. Kjo është shumë e rëndësishme, gjëja më e rëndësishme është të reagojmë në fund të kësaj ndeshje dhe të rikuperojmë sa më shpejt energji fizike e mendore sepse pas 3 ditësh do të luajmë një tjetër ndeshje. Duhet të mbështetim lojtarët se jam i bindur se kanë dhënë më të mirën sot”, tha Tedesko për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL