Tirana konfirmon pesë largime së bashku, vetëm mesfusha nuk preket. Dy lojtarë në kërkim të skuadrës së re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 22:20

Tirana konfirmon pesë largime së bashku, vetëm mesfusha nuk preket. Dy lojtarë në kërkim të skuadrës së re

Tirana ka publikuar në rrjetet sociale pesë largimet e këtij muaji. Bardheblutë kanë ndarë rrugët me lojtarë në të gjithë repartet, me përjashtim të mesfushës.

tirana

Kështu Romeo Harizaj, Florjan Përgjoni, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç dhe Fatmir Prengaj nuk do të jenë pjesë e Tiranës për edicionin e ardhshëm. Përgjoni dhe Prengaj akoma nuk kanë gjetur ekipin e ri, ndryshe nga pjesa tjetër.

Tirana është në prag të revolucionit. Nuk përjashtohen shitje të lojtarëve cilësorë që kanë mbetur, për t’u zëvendësuar me të tjerë që kanë kualitet për Superioren.

PANORAMASPORT.AL