Tirana e pandalshme në merkato, afrohen edhe tre lojtarë që pritet të bëjnë diferencën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 19:57

Tirana e pandalshme në merkato, afrohen edhe tre lojtarë që pritet të bëjnë diferencën

Tirana do të afrojë edhe deri në tre lojtarë, që pritet të bëjnë diferencën. Bardheblutë kanë operuar deri tani me lëvizje të bujshme në merkato.

tiranaaa

Redon Xhixha, Emanuel Ernest, Patrik Mysloviç dhe Fredi Alvarez janë emrat, që deri tani janë transferuar për ndryshimin e madh në pjesën e dytë të sezonit.

“Drejtuesit po punojnë për të sjellë edhe 2-3 koka në skuadër, jam i përqëndruar te ndeshja e nesërme, mua si trajner më takon ta përgatis për nesër por edhe për kampionat, për prurjet vendosin drejtuesit, po bisedojnë për dy-tri koka”, u shpreh Ardijan Nuhjihu në prag të sfidës me Skënderbeun.

Tirana veproi që në fillimin e merkatos, për ta pasur grupin sa më shpejt të gatshëm. Kujtojmë se ndaj Elbasanit u arrit një barazim i rëndësishëm, edhe pse gjatë gjithë kohës nuk u bë asnjë zëvendësim.

PANORAMASPORT.AL