Tetova kontestoi gjykimin tek Egnatia, trajneri Martini: Më gëzon për Vllazninë që…
Trajneri Edi Martini foli pas fitores 1 me 0 që Vllaznia mori ndaj kampionëve të Egnatias. Për të njëjtën ndeshje, Edlir Tetova te rrogozhinasit kontestoi gjykimin.

“Në rezultat po, kemi rritje sepse lojtarët e dëmtuar po kthehen pavarësisht se nuk kanë kondicionin e duhur fizik. Po të shikoni Bismarkun dhe Muratajn kanë rritje, edhe Jago. Kemi rritje, por edhe punë shumë për të bërë, që të arrijmë te fillimi i kampionatit ku ishim.
Kishim llogaritur që të shtynim Jagon më përpara. Funksionoi, na ndihmoi Bismarku. Nuk jemi akoma në ditët e para. Dhe ndeshjet e para të fazës së dytë kanë pasur ngarkesë. Më gëzon se djemtë po marrin veten, po vijnë te forma e dytë. Në pjesën e dytë luajtëm taktikisht perfekt. Ndeshje të tilla duhet edhe të vuajmë sepse 3 pikë shumë të rëndësishme”, u shpreh Martini për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













