Supersfida e Superiores mbyll javën, dy ndeshje luhen sot para pushimit për kombëtaret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2025 | 8:16

Supersfida e Superiores mbyll javën, dy ndeshje luhen sot para pushimit për kombëtaret

Superiorja do të zbresë sot sërish në fushë. Do të jenë dy ndeshje që do të mbyllin javën e dytë, pasi dje Partizani, Teuta, Flamurtari, Bylis, Egnatia dhe Elbasani ndanë nga 1 pikë.

Kategoria-Superiore

Fillimisht Vora do të masi forcat me Tiranën. Ky takim është programuar për në orën 17:00 në stadiumin “Laçi”, pasi ai i Vorës akoma nuk është gati për të pritur ndeshje.

Java e dytë do të mbyllet me supersfidën Dinamo-Vllaznia. Të dyja skuadrat, me pretendime për këtë sezon, do të përballen në orën 20:00. Ky takim merr jetë në “Elbasan Arena”.

AXHENDA E SUPERIORES, 31 GUSHT (JAVA II)

Vora – Tirana, ora 17:00

Dinamo – Vllaznia, ora 20:00

PANORAMASPORT.AL