Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2026 | 14:12

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë legjenda e Dinamos

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, Zhan Bonati, një nga figurat më të spikatura të volejbollit shqiptar. I lindur në Tiranë, Bonati ishte një nga talentet më të mëdhenj të viteve ’60 dhe një emër i lidhur ngushtë me historinë e Dinamos.

Screenshot 2026-04-21 141145

Ai dallohej për fizikun e fortë, kërcimin e lartë dhe goditjet e fuqishme, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të asaj periudhe.

Karriera e tij u ndërpre padrejtësisht për arsye të persekutimit politik, megjithatë, ai arriti të rikthehej në vitin 1970, duke luajtur me ekipin e Dajtit të Tiranës, në një rikthim të rrallë dhe të admirueshëm në nivele të larta.

Gazeta “Panorama Sport” i shpreh ngushëllime familjes Bonati për humbjen e njeriut të të tyre të dashur.

PANORAMASPOPORT.AL