Spaleti nuk dorëzohet te Juventusi: Ambicia jonë është titulli, duhet të ngremë nivelin
Luçiano Spaleti komentoi pas barazimit 1?1 të Juventusit me Fiorentinën, duke theksuar nevojën për përmirësim. Trajneri i bardhezinjve tha se ekipi ka qenë tepër formal në pjesën e parë dhe nuk ka shfrytëzuar rastet e krijuara.

“Duhet të ngremë nivelin e lojës dhe të gjithë aspektet e ekipit,” shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë e fokusit dhe disiplinës. Trajneri beson se mund ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët:
“Qetësia dhe serioziteti i tyre në dhomat e zhveshjes më tregojnë se nuk janë të kënaqur – dhe kjo më pëlqen.” Ai foli edhe për Ildizin, duke thënë se duhet të ketë më shumë kurajo për të vertikalizuar lojën dhe për të kontribuar në sulm. Spaletti nuk harroi të komentojë edhe kore raciste kundër Vlahoviç:
“Dushan ka karakter dhe e menaxhon presionin, por duhet të ndalojë çdo përdorim të stadiumit për gjëra që nuk kanë lidhje me sportin.” Në përfundim, trajneri theksoi se ekipi duhet të tregojë identitet dhe personalitet në fushë: vetëm me punë dhe fokus mund të arrijnë objektivat e sezonit.
PANORAMASPORT.AL













