Sot hidhet shorti, Egnatia dhe Dinamo mësojnë rivalin e mundshëm për ndeshjet play-off
Egnatia dhe Dinamo nisin këtë javë pjesëmarrjen e tyre në turin e tretë të Ligës së Konferencës, ku shorti nuk ka qenë edhe aq i lehtë për ta, pasi vendosi rrogozhinasit përballë Olimpija Ljubljanës, ndërsa kryeqytetasit përballë Hajduk Splitit.
Fokusi i dy skuadrave të Superiores është plotësisht te këto dy ndeshje, por ndërkohë, që sot ata do të mësojnë se me kë mund të ndeshen në playoff të kompeticionit, nëse vazhdojnë me tej.
Ashtu siç dihet, Egnatia përballet vetëm me skuadrat kampione që janë eliminuar nga Liga e Kampioneve apo nga Liga e Europës. Në favor ka faktin se në short hyn me koeficientin e lartë të Olimpija Ljubljanës, që e i jep një avantazh pasi e vendos në vazon e ekipeve të forta.
Ndërkaq, Dinamo hyn në vazon e ekipeve të dobëta në shortin e turit play-off dhe do të duhet të shmangë disa emra shumë të mëdhenj që hyjnë në garë në këtë pikë të turneut, me Fiorentinën e Kristal Palas që përbëjnë rrezikun kryesor.
PANORAMASPORT.AL













