Skënderbeu kthehet në Europë me goleadë historike, ekipi U19 fiton me 10 gola në UEFA Youth League
Skënderbeu U19 e ka nisur më së miri rrugëtimin e tij në UEFA Youth League. Kampionët e Shqipërisë kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë ndaj skuadrës Inter D’Eskaldes të Andorrës me shifrat 1-0, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në atë që ishte debutimi europian për këtë ekip.

Korçarët, kampionë të Shqipërisë në fuqi, ishin dukshëm më superiorë ndaj vendasve dhe gjetën me lehtësi rrjetën në pjesën e parë katër herë me Korçarin, Beqirin 2 herë dhe Begajn. Kësisoj, me kualifikimin thuajse në xhep që në pjesën e parë, djemtë e skuadrës korçare u argëtuan me lojë sulmuese në pjesën e dytë.
Kjo bëri që të vinin edhe tre gola të tjerë nga Korçari dhe po tre nga Tahid i aktivizuar në fraksionin e dytë të lojës, duke vulosur një goleadë 10-0 që bën formalitet sfidën e kthimit në Shqipëri.
INTER ESKALDES U19 0-10 SKËNDERBEU U19
3′, 49′, 78′, 86′ Korçari, 21′, 34′ Beqiri, 44′ Beqaj, 72′, 80′, 90’+3′ Tahid
FORMACIONET ZYRTARE
Inter Eskaldes U19 – Skënderbeu U19

PANORAMASPORT.AL













