Shqipëria U-17, sot sfidon Gjermaninë në Elbasan. Njihuni me ndeshjen tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2025 | 9:36

Shqipëria U-17, sot sfidon Gjermaninë në Elbasan. Njihuni me ndeshjen tjetër

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e radhës në Grupin A të Kampionatit Europian, ku do të përballet me Gjermaninë.IMG_5465-2048x1365Kuqezinjtë pasi zhvilluan një seancë rikuperimi, dje punuan në një seancë shumë të lehtë. Takimi me Gjermaninë, do të zhvillohet sot në “Elbasan Arena”, në orën 18:00. Në stafin e Gjermanisë, është edhe Shkodran Mustafi, në rolin e ndihmëstrajnerit.

Takimi i parë i kuqezinjve të vegjël, u humb në “Arena Kombëtare” kundër Portugalisë, me shifat 0-4. Sa i përket Grupit A, do të luhet edhe takimi tjetër, mes Francës dhe Portugalisë. Kjo përballje, mes dy kombëtareve pretendente, do të zhvillohet në “Arena Kombëtare”, në Tiranë, duke nisur nga ora 20:30.

Ndeshjen e tretë në grup, kuqezinjtë do ta luajnë në datën 25 maj, ku do të zbresin në fushë përballë Francës, me takimin që do të luhet po në “Elbasan Arena”, në orën 20:30 të mbrëmjes.224PANORAMASPORT.AL