Postuar: Prill 16, 2026 | 21:31
Shqetësim për Oltijon Kërnajën te Partizani, tre titullarë rrezikojnë derbin me Tiranën
Partizani ka katër lojtarë, që rrezikojnë të mos luajnë ndaj Tiranës nëse ndëshkohen me Bylisin. Tre prej tyre luajtën si titullarë ndaj Elbasanit. Pikërisht Altin Bytyçi, Valentino Murataj dhe Vusal Isgandarli.

Adnard Mehmeti dhe Karlos Martinez janë pjesë e listës, megjithatë nuk janë në plane para sfidës me Bylisin. Martinez ka mbyllur sezonin për shkak dëmtimi, ndërsa Mehmeti nuk është preferuar nga Kërnaja në javët e fundit.
Bytyçi dhe Isgandarli mund të shikohen si problem, për shkak të problemeve që do të krijoheshin në sulm ose mbrojtje. Mesfusha e Partizanit është mbipopulluar dhe alternativat janë të shumta për Kërnajën.
PANORAMASPORT.AL













