Postuar: Prill 2, 2026 | 19:27
Shoku i tij te Totenhemi la Shqipërinë, kapiteni i Kombëtares U-17 i drejtohet me zhgënjim
Leon Myrtaj është 18-vjeçari që ka ndryshuar kombësi, duke vendosur të përfaqësojë Hungarinë. Më parë luante për Shqipërinë e moshave, por u largua për shkak se nuk ishte i kënaqur me trajtimin.

Lajmi për ndryshimin e kombësisë nga ana e sulmuesit të Totenhem U-21, nuk është pritur aspak mirë nga një tjetër talent shqiptar. Armend Muslika është 17-vjeçari, që po ashtu ka luajtur me Totenhemin U-21.
Ky i fundit i është drejtuar Myrtajt me shkrimin: “I zhgënjyer”. Bashkë janë ndër talentet e akademisë së Totenhemit.
Muslika luajti në muajin mars si kapiten i ekipit U-17 të Shqipërisë. Pritshmëritë tek ai janë të larta.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













