Shok skuadre me Muçin, futbollisti që i dha Egnatias titullin kampion mund të bëhet pjesë e Trabzonsporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 12:27

Shok skuadre me Muçin, futbollisti që i dha Egnatias titullin kampion mund të bëhet pjesë e Trabzonsporit

Trabzonspor ka mbyllur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi Ernest Muçi dhe shokët e tij ia dolën që të fitonin 2-1 përballë Koniaspor finalen e Kupës dhe të festonin me trofeun e 10 në historinë e klubit.

Egnatia

Një arritje në aspektin sportiv dhe të planifikimit për sezonin e ardhshëm, me bonuse ekonomike dhe mundësinë për të nisur pjesëmarrjen në Ligën e Europës nga play-off, duke shmangur raundet e mëparshme. Dhe paralelisht me suksesin, ka nisur menjëherë planifikimi për skuadrën që do të garojë në sezonin e ardhshëm.

Nga zërat më të fortë të merkatos që kanë qarkulluar këto ditë, është një shkëmbim pikërisht me Koniasporin për edicionin e ri. Klubi të cilin Trabzonspor mundi në finale, kërkon të mbajë përfundimisht Olaigbe të cilin e kishte huazuar në edicionin e kaluar dhe i ka ofruar si shkëmbim një emër të njohur në Kategorinë Superiore, Melih Ibrahimoglu.

Sulmuesi anësor, i cili shënoi golin e fitores së Egnatias në finalen e titullit ndaj Partizanit në vitin 2024, mund të bëhet kësisoj shok skuadre me Muçin dhe partner në sulm me të në edicionin e ardhshëm, nëse palët gjejnë një akord për të finalizuar marrëveshjen.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL