Shkodranët për rekord, 6 kartonë të verdhë në sfidën e ndezur ndaj “nëndetëses”
Vllaznia arriti të merrte një fitore të rëndësishme kundër Dinamos, pasditen e së shtunës. Takimi i javës së 11 të Superiores, kishte tensione të shumta në fushë dhe jashtë saj, ndërkohë që gjyqtari Andi Koçi u detyrua që të nxirrte kartonin e verdhë disa herë.

Më të ndëshkuarit në këtë takim, ishin lojtarët e Vllaznisë që kanë marrë plot 6 të verdhë, ndërkohë që kartonë kishte edhe për stafin. Nga ana e Dinamos, vetëm kapiteni Bruno Dita u ndëshkua ndërkohë që te Vllaznia, ishin Kastrati, Krymi, Gurishta, Sala, Qato dhe Tafili.
Pavarësisht numrit të lartë të kartonëve të verdhë që u shfaqën në këtë ndeshje, munguan kartonët e kuq duke qenë vetëm 2 të tillë, por edhe këto ishin për zyrtarët e klubeve ndërsa skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 11 futbollistë në fushë.
Dinamo ka qenë këtë sezon skuadra që ka marrë më shumë kartonë të kuq, plot 5 në 10 javët e para ndërkohë që në Shkodër duket se ia hodhi paq duke mos u ndëshkuar.
PANORAMASPORT.AL













