Postuar: Qershor 6, 2025 | 21:42
Shënoi sërish kundër Francës, Mikel Merino: Shtutgarti më sjell fat, ka diçka të veçantë…
Spanja luan sërish në Shtutgart dhe përsëri Mikel Merino shënon e “Furia e Kuqe” fiton. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë teksa sulmuesi ka realizuar një nga 5 golat e fitores kundër Francës (5-4).
Vetë Merino ka komentuar atë kimi që ka me Shtutgartin, siç ndodhte vjet në kampionatin europian. “Déjà vu’, nuk është thënë më mirë. Shumë i lumtur. Duket sikur ai ka diçka të veçantë për mua dhe popullin tonë”, komentoi ndër të tjera ai.
PANORAMASPORT.AL













