Sezoni i ri futbollistik, “Selman Stërmasi” mbetet si opsion për… Tiranën
Në sezonin e ri, duket se bardhe blutë kanë shansin të luajnë në kryeqytet, në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”, derisa ky i fundit të prishet. Si fusha, dhe ambientet e brendshme, janë rregulluar dhe në këto kushte, bardheblutë nuk kanë pse të migrojnë nëpër Shqipëri.

Gjithsesi, në FSHF bëjnë me dije se, që Tirana të luajë në “Selman Stërmasi”, nuk është aq e thjeshtë. Problemet janë të mëdha. Klubi duhet të investojë për të rregulluar rrethimin e jashtëm dhe të brendshëm, që skuadra të marrë licencën për të luajtur në “Selman Stërmasi”.
Po kështu janë për t’u verifikuar edhe disa çështje të tjera teknike për mbarëvajtjen sa më mirë të takimit. Nëse Tirana rregullon rrethimin e jashtëm e të brendshëm deri në nisje të kampionatit, atëherë mund të luajë në këtë stadium. Edhe klubi nuk do të paguante lart e poshtë, siç ka bërë këtë vit me 11 takime që si pritës i ka luajtur jashtë kryeqytetit.
PANORAMASPORT.AL













