Postuar: Qershor 9, 2025 | 12:47
Ronaldo tregon momentet gazmore me fëmijët: Bënë tifo për Spanjën, por tani duhet ta respektojnë më shumë babanë e tyre
Kristiano Ronaldo fitoi mbrëmë një tjetër trofe në moshën 40-vjeçare.
Pas përfundimit të finales së Ligës së Kombeve, kapiteni i Portugalisë zbuloi një nga momentet e bukura mes tij dhe fëmijëve.
Në prag të duelit me Spanjën, ata kanë e ngacmuar babain e tyre dhe CR7 tregon se: “Fëmijët e mi janë spanjollë, bënë shaka me mua në shtëpi dhe për të më bezdisur thonë: “Ky trofe i përket Spanjës”. Të shohësh babanë e tyre të fitojë kundër Spanjës në këtë mënyrë do të më ngrejë pak moralin dhe ata do ta respektojnë më shumë babanë e tyre”, përfundoi ai duke qeshur.
PANORAMASPORT.AL













