Postuar: Shtator 20, 2025 | 21:54
RENDITJA PROVIZORE/ Elbasani vazhdon marshimin, Tirana zhytet në fund! Ja si ndryshon tabela pas dy sfidave të sotme
U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e vlefshme për javën e katërt të Superiores që prodhuan 3 gola. Spikat fitorja e Elbasanit në transfertë ndaj Partizanit, ndërkohë që kampionat e Egnatias bënë detyrën në shtëpi, duke mposhtur Tiranën me rezultatin 2 me 0.

Për sa i përket renditjes provizore pas këtyre dy sfidave, kryeson Elbasani me 10 pikë, ndërkohë që tabela mbyllet nga Tirana me vetëm 2 pikë në 4 javë.
Java e katërt do të mbyllë siparin ditën e diel me 3 duelet e tjera interesante Dinamo-Bylis, Vora-Flamurtari dhe Teuta-Vllaznia.
PANORAMASPORT.AL













