Postuar: Shkurt 28, 2026 | 22:38
RENDITJA E KATEGORISË SË PARË/ Laçi i bashkohet Skënderbeut në krye, presion nga Pogradeci! Garë e zjarrtë për mbijetesën
Sot u luajtën tri ndeshje të vlefshme për javën 24 në Kategorinë e Parë. Në total u shënuan 10 gola, ndërsa fituan Pogradeci, Laçi dhe Korabi.

Laçi i bën presion Skënderbeut, duke e barazuar sërish me pikë në krye. Pogradeci ndërkohë numëron 5 pikë më pak. Skënderbeu do e luajë takimin e tij nesër në transfertën e Luftëtarit.
Ndaj Laçit ishte Lushnja që humbi. Këto të fundit rrezikojnë seriozisht mbijetesën si vend i dhjetë. Apolonia po ashtu është në zonën e ftohtë, vetëm një vend më lart.
Korabi mori fitore shumë të rëndësishme ndaj Kastriotit. Kështu si vend i shtatë, ka frymëmarrje për mbijetesën.
RENDITJA PROVIZORE E KATEGORISË SË PARË

PANORAMASPORT.AL













