Qesja e këpucëve të Undav bën bujë, sulmuesi: Mezi pres të luaj me Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2025 | 20:26

Qesja e këpucëve të Undav bën bujë, sulmuesi: Mezi pres të luaj me Gjermaninë

Pas eliminimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë (1-2) dhe përpara ndeshjes së të dielës kundër Francës për vendin e tretë, zhgënjimi është i thellë në mesin e ekipit kombëtar gjerman. Por Deniz Undav (28) është me humor të mirë si gjithmonë! Para ndeshjes të së dielës, ai foli edhe për paraqitjet e tij ndonjëherë të pazakonta në “DFB”.

BAG

Këtë javë, ai mbërriti në kampin e ekipit në Herzogenaurach në një mënyrë krejtësisht konvencionale, pa shumë bujë. Ndërsa disa nga kolegët e tij treguan çantat e tyre luksoze, Undav i kishte futur gjërat e tij në një çantë farmacie. Në një takim të mëparshëm të ekipit kombëtar, ajo ishte në një qese plehrash. Çuditërisht freskuese… Tifozët gjithashtu e përgëzuan Undavin për këtë. “Ai është një nga ne”, shkruhej në komentet online. Undav vetë në lidhje me këtë fakt deklaroi:

“Epo, ky definitivisht nuk është një veprim me dashje. Më duhet vetëm hapësirë për këpucët, kështu që herën e fundit solla një qese mbeturinash dhe këtë herë një qese ‘DM’. Mund të kishte qenë ‘Aldi’, ose ‘Reve’”, tha me shaka lojtari i kombëtares gjermane. Zëdhënësja e “DFB”-së, Franziska Vyle, ndërhyri shpejt, duke përmendur sponsorin e DFB-së, “Edeka”. Undav buzëqeshi: “Ose një nga Edeka! Por sinqerisht: nuk më intereson shumë.”

Në të kaluarën, yjet e Gjermanisë kanë shkaktuar vazhdimisht polemika me veshjet e shtrenjta. Ylli i Bajernit, Leroj Sane (29), dikur u shfaq në takimin e ekipit kombëtar gjerman i veshur me një xhaketë lëkure qengji të bardhë në stilin e grafiteve dhe një çantë shpine të njëjtë. Veshja e tij në atë kohë kushtonte gjithsej 25,000 euro. Megjithatë, Undav nuk dëshiron ta ekzagjerojë çështjen. “Mendoj se është në rregull nëse njerëzit duan të vishen kështu. Nëse Sane dëshiron ta bëjë këtë, ose lojtarë të tjerë, nuk më intereson.

Thjesht duhet të shmangësh gjykimin e gjërave që nuk janë puna jote”. Undav do të kërkojë të provojë veten përsëri me uniformën e Gjermanisë të dielën. Paraqitja e tij e fundit ishte në tetor, kur luajti 76 minuta në një fitore 2-1 kundër Bosnjës dhe shënoi dy herë. Më vonë, ai pësoi një dëmtim në kofshë dhe ka qenë në stol për tre ndeshjet e fundit.

Lojtari nga Shtutgarti i tha “BILD”: “Sigurisht që je i frustruar kur nuk luan, por në fund të fundit nuk ka të bëjë me mua, por me ekipin. Dhe nëse mund të ndihmoj si lojtar i ekipit dhe të jap 100 për qind në stërvitje në mënyrë që ekipi të jetë i përgatitur mirë, atëherë kjo është e mjaftueshme. Unë kam treguar tashmë se mund të shënoj dhe sigurisht që po pres shansin tim dhe sapo të vijë, do të përpiqem ta shfrytëzoj”.

PANORAMASPORT.AL