Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2025 | 21:15

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë do të ketë një drejtim të ri në pankinë. Fatjon Tafaj do të zyrtarizohet si trajneri i ri i kësaj grupmoshe pas largimit të teknikut italian, Andrea Tedesko, i cili qëndroi vetëm një vit në krye të ekipit.

fatjon tafaj

Tafaj pritet të marrë zyrtarisht detyrën në javët në vijim, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri ndërkombëtar. Ishmbrojtësi i njohur shqiptar, që në vitet e fundit ka ndërtuar karrierën e tij si trajner, vjen në këtë rol pas disa eksperiencave të rëndësishme në futbollin vendës.

Në sezonin e fundit, Fatjon Tafaj drejtoi Kukësin në Kategorinë e Parë, duke ndihmuar skuadrën verilindore në një fazë të vështirë të tranzicionit, ndërsa më parë ka qenë pjesë e stafeve teknike të Partizanit dhe Dinamos, si ndihmëstrajner. Kjo përvojë, si në nivele elitare, ashtu edhe me lojtarë të rinj, shihet si një avantazh për punën që e pret në Kombëtaren U-17.

PANORAMASPORT.AL