Portugalia fitoi Ligën e Kombeve, Martinez: Treguam se mund ta thyejmë Spanjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2025 | 18:32

Portugalia fitoi Ligën e Kombeve, Martinez: Treguam se mund ta thyejmë Spanjën

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka folur për mediat pas triumfit në Ligën e Kombeve kundër Spanjës. Luzitanët kanë fituar me penallti 5-3, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 2-2. Ka qenë një finale mjaft e bukur ajo e luajtur në Mynih, që në fund u ka buzëqeshur luzitanëve.

Screenshot 2025-06-09 183053

Trajneri i Portugalisë ka vlerësuar maksimalisht paraqitjen e bërë nga ekipi i tij. “Jam shumë i kënaqur me këtë sukses. Mendoj se në fund e kemi merituar plotësisht. Ka qenë një ndehsje spektakolare ndërmjet dy skuadrave të shkëlqyera.

Si Spanja, dhe ne, kemi bërë një finale mjaft të bukur, të gjithë janë argëtuar. Por në finale siç dihet vetëm një mund të fitojë. Dhe jemi të lumturt që kthehemi në Lisbonë me trofeun me vete. Kishim ardhur me një objektiv të caktuar në këtë ‘Final Four’ dhe ia kemi arritur. Respekte Spanjës, por në fund kemi treguar se mund t’i mposhtim. Për asnjë moment nuk jemi dorëzuar dhe jemi shpërblyer”, deklaroi Martinez.

PANORAMASPORT.AL