Pogradeci pret Tiranën, sot finalja e fundit në volejboll për vajza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2026 | 15:58

Pogradeci pret Tiranën, sot finalja e fundit në volejboll për vajza

Superliga e volejbollit për femra do të mbyllë sot serinë e finaleve “play off”, nga ku do të dalë edhe skuadra kampione e sezonit 2025-2026. Pogradeci dhe Tirana do të zbresin në parket për finalen e pestë dhe të fundit, teksa në orën 18:00 në sallën “Arefi Berberi” të qytetit liqenor do të luajnë të gjitha shanset për titullin kampion.

Screenshot 2026-05-04 155809

Një seri finalesh që deri më tani ka e zhvlerësuat tërësisht faktorin fushë, pasi skuadrat kanë regjistruar vetëm fitore në transferta. Kështu, vajzat bardheblu, të cilat janë edhe kampionet në fuqi, e nisën duke fituar përballjen e parë në Pogradec me rezultatin 1-3.

Më tej, me të njëjtat shifra u kundërpërgjigjen liqenoret në transfertën e Farkës. Skuadra e Adrian Gorencës rimori epërsinë në seri duke fituar sërish në Pogradec, këtë herë në shifrat 2-3, ndërsa vajzat e Besnik Lishës rikthyen ekuilibrat, teka fituan finalen e katërt në kryeqytet me rezultatin e pastër 0- 3. Tashmë nuk ka më llogari, pasi finalja e pestë do të vendosë gjithçka, me Pogradecin që kërkon titullin e parë në histori, ndërsa Tirana të 22-tin.

Screenshot 2026-05-04 155712

PANORAMASPORT.AL