Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Tifozët e kanë me Ilir Dajën, tiranasi ankohet për vonesat e lojës (E PLOTË)
Gjatë ndeshjes së ditës së shtunë, pati disa të veçanta. Po ju sjellim disa prej tyre që nuk janë parë në TV.

-Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, nuk janë më shumë se 1200 të pranishëm në stadium.
-”Më shpesh po shoh Dajën e Dinamos se dajën tim”, është batuta e një tifozi shkodran. Kjo, referuar ndeshjeve të shumta që Vllaznia dhe kryeqytetasit kanë zhvilluar gjatë këtij sezoni mes kampionatit dhe kupës.
-Tifozët kanë një mesazh mbështetës për trajnerin Brdariç. Ku është shpalosur një banderolë me shkrimin: “Forca, mister Brdariç, Shkodra me ty”.
-Daja këshillon shpesh Nanin që të tentojë e të futet nga qendra dhe jo vetëm nga krahu. -Brdariç i “hakërrehet” Malës, pasi mesfushori është i pavëmendshëm dhe humbet një top. “Po fle”, janë fjalët e trajnerit gjerman.
-”Çfarë bëjnë këta?” janë fjalët që trajneri Daja i drejtohet stafit teknik referuar një rasti ku Nani dhe Meksi nuk merren vesh mes tyre duke dhuruar një top për Vllazninë.
-Duartrokitje për Dodjan dhe Jonuzin në rastet e zëvendësimeve. Si sulmuesi aktual i Vllaznisë dhe ish-mesfushori i kuqebluve vlerësohen për lojën e tyre nga të pranishmit në stadium.
-Impiantet ujitëse ndizen në minutën e 70-të në stadium, kjo “nxeh” Dajën që thotë: “Vonojeni edhe pak, fusni edhe 3 topa brenda në fushë”. Fjalë që nxisin reagime në tribunën kryesore të “Loro Boriçit”.
-Në fund mbyllet me një fitore të Vllaznisë, që thyen “tersin” Dinamo. E ndërsa pavarësisht zhgënjimit të humbjes, blutë ruajnë sërish vendin e dytë falë avantazhit të ndeshjeve direkte ne shkodranët në këtë edicion.
-Dejvi Bregu ka zhvilluar disa vrapime dhe ushtrime individuale në stadiumin “Loro Boriçi” pas ndeshjes. Së bashku me përgatitësin atletik, vlonjati, i cili sapo është kthyer nga një dëmtim, po rikuperohet për fundin e kampionatit.
PANORAMASPORT.AL













