PIKANTET E EGNATIA-DINAMO/ Gjyqtarin e shajnë të dy palët, në Rrogozhinë shfaqet i sapolarguari nga Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 21:46

PIKANTET E EGNATIA-DINAMO/ Gjyqtarin e shajnë të dy palët, në Rrogozhinë shfaqet i sapolarguari nga Partizani

Egnatia dhe Dinamo ndanë nga një pikë pasditen e së shtunës, duke barazuar pa gola në “Egnatia Arena”. Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, megjithatë nuk arritën t’i shfrytëzonin teksa nuk munguan as momente interesante nga kjo sfidë.

dajsinani

– Interes i lartë në tribuna, aty ku ballorja ishte thuajse e mbushur plot, ndërkohë që një numër të konsiderueshëm kishte edhe në tribunën qendrore. – Në tribunën VIP, ishte prezent Arbër Abilaliaj, ish-drejtori sportiv i Partizanit i cili dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë.

– Kryesori Yzeiri bën lëmsh situatën që në minutat e para. Pas një faulli të kontestuar, tifozët e të dyja skuadrave shajnë dhe ofendojnë nga tribuna. Fillimisht të Egnatias për kartonin ndaj Sotës, e më pas tifozët e Dinamos për anulimin e kartonit.

– Ish-kapiteni Renato Malota kishte zgjedhur të ndiqte ndeshjen nga tribuna. Drejtori sportiv i Besëlidhjes, nuk kurseu batutat me ish-shokët e skuadrës pas përfundimit të ndeshjes.

– Të dyja skuadrat u ndëshkuan me të kuq. Lorran u largua mes protestave duke pretenduar se nuk ishte faull për të verdhë, ndërsa Xhemajli u duk i bindur se e meritonte pasi shkaktoi faull taktik.

PANORAMASPORT.AL