Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Jo vetëm futboll, nga rrjeta e grisur te bidoni i Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2025 | 12:27

Pikantet e Dinamo-Vllaznia/ Jo vetëm futboll, nga rrjeta e grisur te bidoni i Dajës

Ndeshja mes Dina mos dhe Vllaznisë nuk pati vetëm duele sportive në fushë, por edhe detaje pikante që tërhoqën vëmendjen dhe evidentohen nga “Panorama Sport”. Të dyja skuadrat u gjendën pa trajnerët kryesorë në pankinë për shkak të pezullimeve, ndërsa nuk munguan situatat kur Enea Jorgji kërkoi ndryshimin e veshjes së zv/trajnerit shkodran, “episodet” me kameramanin në hyrje të fushës, tensioni i Glen Dajës që e përballoi me një bidon vitamina në dorë, si dhe momenti kur Aldo Teqja dëmtoi rrjetën, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës.

Screenshot 2025-09-01 122624

– Si Dinamo edhe Vllaznia luajtën në këtë ndeshje pa trajnerët e tyre respektivë. Si Ilir Daja edhe Edi Martini janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës, ndaj e kishin të ndaluar qëndrimin në pankinë.

– Për shkak se zv/trajneri i Vllaznisë kishte një bluzë me ngjyrë të kuqe, vështirësonte dallimin e tij me lojtarët kuqeblu në fushë. Enea Jorgji i bën menjëherë me dije që duhet të veshë diçka tjetër dhe ashtu ndodh.

– Pankinën e Vllaznisë e “bezdis” prania e kameramanit që qëndron në hyrje të fushës. Një pjesëtar i stafit shkon edhe ia bën me dije këtë gjë, por ky i fundit nuk lëviz nga detyra e tij.

– Glen Daja pat një detyrë të vështirë dje dhe për të mbytur presionin apo ankthin, mbante në duar një bidon të mbushur me vitamina. Herë pas here edhe e kthente për të shuar etjen.

– Aldo Teqja gris rrjetën në minutën e 19-të, në një tentativë për të larguar topin. Detyrohen të hyjnë në fushë punëtorët për ta rregulluar.

PANORAMASPORT.AL