Pësuan 5 gola nga Spanja, trajneri i Francës: Nuk duhet t’ju falnim aq shumë, fundi ishte dramatik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2025 | 18:23

Pësuan 5 gola nga Spanja, trajneri i Francës: Nuk duhet t’ju falnim aq shumë, fundi ishte dramatik

Për takimin e dytë gjysmëfinal mes Spanjës dhe Francës, ka folur edhe trajneri i “Gjelave”, Didie Deshamp. Trajneri i transalpinëve nuk e ka fshehur zhgënjimin për eliminimin.4M88F6Z_panoramic_PANOfpfra28062021_199_jpg“Duhet të kishim bërë më mirë dhe kjo nuk diskutohet. Nuk mund t’i falësh aq shumë Spanjës, sepse e dimë se ka lojtarë që të vënë në vështirësi. E nisëm mirë, më pas ata shënuan dy gola të shpejtë. E njëjta tablo edhe në pjesën e dytë, e nisëm në sulm dhe ata shënuan dy gola të tjerë të shpejtë. Pastaj fundi ishte vërtet dramatik. Më pëlqeu shumë fakti që skuadra, pavarësisht se u ndodh 0-4 apo 1-5, nuk u dorëzua asnjëherë dhe vazhdoi të kërkonte golat. Për pak ia arritëm”, komentoi Deshamp.

PANORAMASPORT.AL