PESHËNGRITJE/ Leonard Toska, pa limite: Fitojmë mbi 25 medalje këtë vit
Trajneri i Shtërmenin dhe i Kombëtares së peshëngritjes, Leonard Toska, ka shpalosur objektivat e vitit 2025. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Toska thotë se me sportistët që ai stërvit do të fitohen mbi 25 medalje ndërkombëtare.
“Kemi arritur shumë suksese në vitin e kaluar dhe kjo falë punës dhe përkushtimin në çdo seancë stërvitore. Vazhdojmë me intensitet të lartë stërvitjen me dy seanca në ditë dhe gjendja e sportistëve është e mirë. I kemi vënë vetes një objektiv madhor, që është të marrim mbi 25 medalje ndërkombëtare. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do ta arrijmë.
Kemi sportistë me të ardhme si Ertjan Kofsha, Samoel Rrasa, Mariglen Kofsha, të cilët do të tronditin botën dhe do të jenë krenaria e Shqipërisë. Gjithashtu, përveç tyre po përgatisim dhe disa djem të tjerë të talentuar. Në palestrën e Shtërmenit puna nuk ndalet asnjëherë. Do të jemi një uragan këtë vit dhe do të tregojmë si gjithmonë, se nuk na tremb konkurrenca, por na bënë edhe më të fortë. Me këtë rast dua të falënderoj Bashkinë Cërrik dhe federatën për mbështetjen që na japin, ndërsa u premtojnë se do t’ua shpërblejmë me rezultate”, deklaron trajneri Toska.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"