Pesë kulla ‘pushtojnë’ “Selman Stërmasin”, konkursi për stadiumin tjetër në kryeqytet vendos sportin në plan të dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2025 | 8:53

Pesë kulla ‘pushtojnë’ “Selman Stërmasin”, konkursi për stadiumin tjetër në kryeqytet vendos sportin në plan të dytë

Tirana do të ketë një stadium tjetër modern, por sigurisht me kullë ose me disa kulla.FHFGNë prani të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe shumë aktorëve të tjerë të interesuar, janë prezantuar dje, pesë projektet në garë për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, si dhe zonën përreth tij si dhe u shpall fituesi. Në garë ishin shumë arkitektë të njohur, të cilët normalisht paraqitën propozimin e stadiumit të ri të qëndisur me kulla.

FITUESI – Pas prezantimit të 5 projekteve gjatë ditës së djeshme, juria ndërkombëtare mori në pyetje arkitektët përgjegjës dhe në fund bëri edhe vlerësimin e këtyre planeve. Në fund, projekti fitues u shpall ai i dizajnuar nga “OMA” dhe që tani pret dritën e gjelbër për t’u vënë në zbatim bashkë me investitorët ndërkombëtarë e shqiptarë. “Selman Stërmasi”, i njohur ndryshe edhe si ish-stadiumi “Dinamo”, ndodhet në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit, “Komuna e Parisit”, dhe investimi në të do të sjellë edhe një rikualifikim të zonës rreth tij për përdorim publik dhe privat.

Stadiumi i ri do të jetë i kategorisë IV të UEFA-s, që do të thotë i gatshëm për të pritur ndeshje të niveleve më të larta, përveç finaleve shumë të rëndësishme që kërkojnë stadium me mbi 50 mijë vende. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kryeministri Rama u shpreh: “Pas tri stadiumeve të reja (Durrës, Korçë dhe Vlorë – të tre në proces, pasi janë përzgjedhur projektet fituese), tani vjen radha e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ edhe ky sipas kërkesës së bërë për studiot është në fakt një tjetër bërthamë për një qendër të re urbane që jam i bindur, duke pasur parasysh edhe konkurrentët, do jemi në kushtet kur do të kemi mundësi të bëjmë një zgjedhje shumë të mirë”.FGJHFG“Selman Stërmasi”, emër i vendosur sipas legjendës së klubit bardheblu, u përdor deri në vitin 2010 edhe nga dy klubet e tjera të kryeqytetit Dinamo dhe Partizani. Stadiumi u ndërtua në vitin 1956 dhe u emërua stadiumi “Dinamo” deri në vitin 1991 kur iu dha emri i ri. Aktualisht stadiumi ka 9 mijë e 500 vende dhe u është nënshtruar disa herë rikonstruksioneve të ndryshme.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL