Përdori një fikëse zjarri kundër zyrtarit të klubit, Obamejang përjashtohet nga skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2026 | 13:03

Përdori një fikëse zjarri kundër zyrtarit të klubit, Obamejang përjashtohet nga skuadra

Pierre-Emerik Obamejang është përjashtuar nga Olimpik Marsejë dhe nuk do të marrë pjesë në trasnfertën në Le Havre.

dshh

Kjo vjen pas disa incidenteve gjatë kampit stërvitor. Sipas L’Equipe, lojtari gabonez dyshohet se përdori një fikës zjarri ndaj Bob Tahri, përfaqësuesit të drejtorit sportiv të klubit, i cili ishte përgjegjës për zbatimin e orës policore në fushën stërvitore.

Një shaka që nuk u vlerësua plotësisht nga vetë Tahri, i cili e raportoi incidentin te drejtuesit e klubit. Prandaj, e gjithë skuadra u mblodh të premten për të vlerësuar situatën përpara se të vazhdonte me sanksionin kundër Obamejangut. Ndjesat e këtij të fundit dhe justifikimi se donte të gjallëronte gjërat” nuk ishin të mjaftueshme.

PANORAMASPORT.AL