Pedri: Duam finalen e Ligës së Kombeve, unë kam qenë me fat që kam ndalur Mbape
Pedri ishte personi përgjegjës për të folur para ndeshjes së Spanjës kundër Francës. Liga e Kombeve dhe “Topi i Artë” ishin dy temat që lojtari i Barçës diskutoi më shumë. “Nuk pata mundësinë ta fitoja ndeshjen e fundit, por e festova si kushdo tjetër nga shtëpia. Është fundi perfekt i sezonit të Barcelonës”, tha ai.

Stili i lojës së Spanjës dhe Francës – “Mendoj se është lloji i futbollit, për të cilin ekipi kombëtar është njohur gjithmonë. Është e qartë se ata janë shumë të fortë dhe fizikë në kundërsulme. Do të duhet të jemi të kujdesshëm. Por nëse ndihemi rehat me topin, dimë si të dominojmë. Fitimi i Ligës së Kombeve të jep besim për të fituar titujt e radhës. Ekipi dëshiron të marrë në shtëpi një titull, por ndeshja nuk do të jetë e lehtë”.
Mbape – “Kur flet për një lojtar të atij kalibri, është e vështirë të thuash se e ke gjetur çelësin. Por është e vërtetë që, deri më tani, kam qenë me fat që unë dhe shokët e mi të ekipit kemi qenë në gjendje ta ndalojmë mirë. Por nesër ai do të jetë i etur të luajë një ndeshje të mirë dhe do të jetë e vështirë ta ndalosh. Ai është një nga më të mirët në botë”.
Vendi i tretë dhe i katërt! – “Ka kaq shumë ndeshje, por motivimi në është i qartë, duam të luajmë në finale”
PANORAMASPORT.AL













