Pas Kupës së Shqipërisë, volejbolli në sprintin final për kampionatin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2026 | 14:52

Pas Kupës së Shqipërisë, volejbolli në sprintin final për kampionatin

Pasi kurorëzoi fituesit në Kupën e Shqipërisë, në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në arenën kombëtare, ku triumfuan Pogradeci për femra dhe Tirana për meshkuj, volejbolli tani do të fokusohet tërësisht te kampionati, që tashmë luan edhe pjesën e fundit për sezonin e rregullt.jhuh

Në radhët e femrave, sot do të luhet ndeshja e prapambetur ndërmjet Pogradecit dhe Vllaznisë, takim i javës së 11-të, i shtyrë për shkak të bllokimit të akseve rrugore në juglindje të vendit. Më tej, në fundjavë do të vijohet me javën e 12-të.

Kështu më datë 13 mars, Vllaznia dhe Tirana do të përballën në Shkodër. Më pas, më datë 14 mars do të vijohet më një sfidë elektrizuese në Farkë, aty ku Dinamo pret Pogradecin. Në të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe përballja ndërmjet Skënderbeut dhe Teutës në Korçë. Ndërkohë, ndeshja përmbyllëse e javës, Korabi-Partizani, është zhvendosur për në datën 28 mars. Duke kaluar të kampionati i meshkujve, më 13 mars do të luhen dy ndeshje.

Pas suksesit në Kupë, Tirana rikthehet në parket, teksa do të matë forcat me Vllazninë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në të njëjtën ditë Studenti dhe Erzeni do të sfidohen në sallën “Feti Borova” në një takim shumë të rëndësishëm për zonën para “play off”. Java e 12-të do të kompletohet të shtunën më 14 mars, teksa Partizani kryesues luan në transfertë kundër Elbasanit.9

PANORAMASPORT.AL