Postuar: Maj 28, 2025 | 11:40
Partizani U-19 zbret sot në fushë për miqësoren e parë, në “Arena e Demave” kundër klubit të së Parës
Partizani U-19 dhe Kukësi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore sot. Dueli do të luhet në orën 14:00 në “Arena e Demave”.
Për të kuqtë e ekipit U-19 kjo është miqësorja e parë që zhvillojnë pas mbylljes së kampionatit ndërsa verilindorët kanë luajtur edhe me Vorën dhe Tiranën.
Partizani U-19 pati disi sezon të suksesshëm duke e mbyllur në vend të dytë. Kukësi ndërkohë ia doli të qëndrojë në Kategorinë e Parë pavarësisht oshilacioneve gjatë edicionit.
PANORAMASPORT.AL













