Nuk mjaftuan 9 golat, Dembele premton spektakël edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bajernit: Na pret një ndeshje e shkëlqyer
Ousman Dembele ka qenë protagonist me dy gola në suksesin 5-4 të PSG ndaj Bajern Mynih. Por edhe ai është i ndërgjegjshëm se asgjë nuk ka mbaruar pasi të dy skuadrat i pret edhe një ndeshje tjetër me ritëm të çmendur sulmues në Mynih.

“Ishin dy skuadra të cilat kërkojnë të sulmojnë dhe nuk e vendosin në diskutim këtë. Këto janë gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Ne e dimë që Bajerni është një skuadër e madh dhe ne jemi gjithashtu. Jemi të lumtur me rezultatin, edhe pse në një moment ishim 5-2.
Ne ndaluam pak së luajturi rreth fundit të ndeshjes. Bajerni është një ekip i madh, Ishte një ndeshje e pabesueshme dhe tani do të shkojmë në Mynih, duke shpresuar që të marrim fitoren në mënyrë që të kualifikohemi në finale.
Ndeshje e ngjashme edhe atje? Po, pasi jemi dy ekipe të cilat dëshirojnë të sulmojnë. Ne nuk do të ndryshojmë filozofinë tonë, ne duam të sulmojmë dhe ata gjithashtu, ndaj mendoj se na pret një ndeshje e shkëlqyer”, tha Dembele për “Canal+” pas duelit.
PANORAMASPORT.AL













