Një tjetër skuadër shqiptare kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës dhe “peshkon”… Rapidin e Vjenës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2025 | 21:10

Një tjetër skuadër shqiptare kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës dhe “peshkon”… Rapidin e Vjenës

Deçiqi i Tuzit, është skuadra tjetër shqiptare që ka arritur të sigurojë një biletë për në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa eliminuan mbrëmjen e sotme maqedonasit e Sileks.  

deciq

Edhe pse në sfidën e sotme klubi shqiptar që përfaqëson Malin e Zi, u mposht me rezultatin 2 me 1, arriti të siguronte një biletë për më tej, fal triumfit 2 me 0 në duelin e parë të zhvilluar në Tuz. 

Për sa i përket ndeshjes së sotme, kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh falë golit të Strikoviç në minutën e 3-të, teksa Sileks përmbysi gjithçka në minutat 28 dhe 80. 

Vlen të theksohet fakti se në raundin e dytë Deçiqi do të përballet me Rapidin e Vjenës, një kundërshtar tepër i vështirë në letër.  

PANORAMASPORT.AL