Nga Jorgji te Rusta, FSHF merr vendimin për gjyqtarët e supersfidës Vllaznia-Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 17:25

Nga Jorgji te Rusta, FSHF merr vendimin për gjyqtarët e supersfidës Vllaznia-Egnatia

Sfida Vllaznia-Egnatia do të vendosë shumë sot(23 maj) për fatet e titullit kampion. Ky takim është i vlefshëm për javën e dytë të Final Four, ndërsa gjithçka nis në orën 19:00 te stadiumi “Air Albania”.

fshf

Gjyqtar kryesor është preferuar nga Enea Jorgji. Asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Rejdi Avdo. Erjon Bylykbashi qëndron si arbitër i katërt.

Në VAR qëndron Juxhin Xhaja, teksa shoqërohet nga Emanuela Rusta në AVAR. Aktualisht Vllaznia dhe Egnatia janë me pikë të barabarta, por kuqeblutë gëzojnë avantazhin e përballjeve direkte.

GJYQTARËT E VLLAZNIA-EGNATIA

Gjyqtar kyesor: Enea Jorgji

Asistent i parë: Denis Rexha

Asistent i dytë: Rejdi Avdo

Arbitër i katërt: Erjon Bylykbashi

VAR: Juxhin Xhaja

AVAR: Emanuela Rusta

PANORAMASPORT.AL