Moviola/ Raste të dyshimta: VAR-i shpëton gjyqtarin, por jo… Dinamon (VIDEO)
Elbasani-Dinamo nuk shpëtoi pa polemika. Tre episode të forta u vendosën në qendër të vëmendjes: penalltia e anuluar në pjesën e parë, dyshimet për prekje me dorë në zonë dhe një shtyrje ndaj Tsagues që u la në heshtje nga arbitrat dhe sistemi VAR.

25′-30′ Penallti e anuluar për Elbasanin! Një kundërsulm i shpejtë i Dialos ndalet nga Aliji me një ndërhyrje që rrëzon në tokë sulmuesin e vendasve. Kryesori bën shenjë nga pika e bardhë dhe ndëshkon me të verdhë mbrojtësin e Dinamos. Grimci shkon vetë të shohë pamjet në monitor, pasi diskutohet momenti ku është bërë ndërhyrja nga Aliji. Penalltia anulohet dhe bëhet faull jashtë zone, por kartoni i verdhë bëhet i kuq për faull si lojtar i fundit. Gjithsesi, ky është një vendim që duhej marrë vetëm nga arbitrat e VAR, pa qenë nevoja të thërritej gjyqtari i fushës. (VIDEO) (VIDEO)
49′ Një harkim nga e majta shkon te Tsague, i cili gjuan, por gjen përgjigjen e Teqjes. Më pas Lorran largon sferën pas gjuajtjes së Bunjakut mes protestave të verdhebluve që kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë. Gjyqtari akordon vetëm goditje këndi. Moment shumë i dyshimtë. (VIDEO)
77′ Elbasani pretendon penallti pas një shtyrjeje në zonë të Ditës ndaj Tsagues. Shumë pranë aksionit gjyqtari vazhdon lojën, ndërkohë që nuk ka rishikim as nga sistemi VAR.
PANORAMASPORT.AL













