Moviola/ Goditja e futbollistit të Partizanit, Çelaj dhe VAR-i i falin Teutës kartonin e kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2025 | 11:09

Moviola/ Goditja e futbollistit të Partizanit, Çelaj dhe VAR-i i falin Teutës kartonin e kuq

Gjyqtari Ermir Çelaj nuk kishte shumë punë në ndeshjen Partizani-Teuta. Në një rast megjithatë duket se Beshiraj është falur te Teuta.

Screenshot 2025-09-01 110858

Nëse Çela nuk e gjykon si duhet, VAR mund të ndërhynte pasi loja qëndron. Gjesti antisportiv përkthehet në karton të kuq.

32’- Gjest antisportiv i Beshirajt te Teuta. Sulmuesi i durrsakëve godet me bërryl Sembenen që po e markonte. Çelaj akordon faull në favor të Partizanit, por pa e shoqëruar me karton. Sembene ka nevojë për ndihmën e stafit mjekësor. Loja ndërpritet për rreth 3 minuta. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL