Moviola e Gjermani-Portugali/ Goli i Virc ishte i parregullt, duhej anuluar (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2025 | 9:06

Moviola e Gjermani-Portugali/ Goli i Virc ishte i parregullt, duhej anuluar (VIDEO)

Goli i Florian Virc në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Portugalisë, e cila në fund fitoi 2-1 ka shkaktuar polemika. Çfarë ndodhi?

vic

Pas një krosi nga kapiteni i DFB-së, Joshua Kimish, Virc e dërgoi topin me kokë nga rreth tetë metra në këndin e poshtëm të djathtë – 1-0 për Gjermaninë. Në aksion ishte i përfshirë edhe debutuesi Nik Voltemade, i cili, megjithëse nuk e sulmoi në mënyrë aktive topin kur Kimish e goditi atë, bllokoi kundërshtarin e tij, Rúben Diaz. Voltemade ishte në pozicion jashtë loje.

“Nëse ai e ka penguar mbrojtësin portugez, atëherë ai ka ndërhyrë në mënyrë aktive dhe atëherë duhet të ketë një goditje të lirë indirekte për pozicion jashtë loje”, tha eksperti i gjyqtarëve Torsten Kinhëfer për televizionin gjerman “ZDF”.  VIDEO 

PANORAMASPORT.AL