Miqësoret e muajit qershor, futbollisti i Partizanit merr ftesë nga ekipi përfaqësues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2026 | 13:53

Miqësoret e muajit qershor, futbollisti i Partizanit merr ftesë nga ekipi përfaqësues

Një nga futbollistët e Partizanit ka marrë ftesë nga ekipi përfaqësueses për të qenë pjesë e grumbullimit për miqësoret e muajit qershor.

PARTIZANI

Bëhet fjalë për sulmuesin Vusal Isgandarli, i cili është ftuar nga përfaqësuesja e Azerbajxhanit e cila në ditët e ardhshme do të zhvillojë një kamp stërvitor në Austri, para se të luajë dy takime miqësore. Futbollisti duhet të paraqitet në grumbullim më datën 1 qershor, ndërsa do të luajë fillimisht miqësore ndaj Maltës dhe më pas ndaj San Marinos.

Kjo pritet të jetë hera e fundit ku Isgandarli paraqitet si futbollist i Partizanit në grumbullimin  e Azerbajxhanit, pasi sulmuesi do të mbyllë marrëveshjen me të kuqtë e do u japë lamtumirën atyre.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL